Media shtetërore e Koresë së Veriut, KCNA, njoftoi të dielën se institutet e kërkimeve shkencore të vendit në fushën e mbrojtjes kanë testuar një sistem të rëndësishëm armatimi. Sipas KCNA-së, qëllimi i testimit ishte "vlerësimi i përshtatshmërisë për luftim dhe fuqisë së një mbushjeje luftarake me bomba thërrmuese (cluster bomb), e cila mund të vendoset në raketa balistike taktike".