Top Channel/ Protesta, arrestohen 6 persona, akuzohen për “vrasje të punonjësit të policisë”
01/11/2026 12:16

Gjashtë persona janë arrestuar, tre të tjerë janë proceduar penalisht dhe dy janë shpallur në kërkim pas akteve të dhunës gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë. Sipas Policisë, protestuesit kundërshtuan dhe goditën efektivët me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov dhe mjete të tjera, ndërsa bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi edhe bomba molotov. Njoftimi i policisë: Tiranë / Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash; arrestohen 6 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallen në kërkim 2.