Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në Tiranë orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:45, në zonën e Tufinës. Lënda plasëse u hodh në tarracën e një dyqani lulesh në pronësi të një 65-vjeçari. Nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa policia shkoi menjëherë në vendngjarje. Pas verifikimeve të para dhe analizimit të kamerave të sigurisë, agjentët identifikuan autorin e dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, gjeneralitetet nuk janë bërë të ditura ndërsa vijon puna për prangosjen e tij. Lidhur me ngjarjen grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit.