Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA paralajmëron Moskën për një sulm të mundshëm terroritst. FSB: Kemi marrë informacionin, po veprojmë

    33 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të Maastricht-it, ministri Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë është vetëm europiane

    FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 33 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të Maastricht-it, ministri Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë është vetëm europiane
    Lajmet e fundit

    33 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të Maastricht-it, ministri Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë është vetëm europiane

    November 1, 2026
    33 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të Maastricht-it, ministri Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë është vetëm europiane

    Sot shënohen 33 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të Maastricht-it, i cili hodhi një hap vendimtar drejt krijimit të Bashkimit Europian në formën që njohim sot.

    Me këtë rast, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndau një mesazh në rrjetin social X, ku e lidh këtë përvjetor me rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. se identiteti europian i Shqipërisë ka rrënjë të thella dhe se reformat e ndërmarra në vend, së bashku me forcimin e partneriteteve europiane, po e afrojnë vendin hap pas hapi me këtë synim.

    “33 vjet më parë, pikërisht në këtë ditë, hyri në fuqi Traktati i Maastricht-it, duke shënuar një hap vendimtar në krijimin e Bashkimit Europian, ashtu siç e njohim sot. Për Shqipërinë, ky përvjetor na drejton drejt së ardhmes: drejt  vendit që synojmë të zëmë në tryezën europiane, duke ndarë përgjegjësitë, duke dhënë zërin dhe kontributin tonë dhe duke ndihmuar që së bashku të formësojmë të ardhmen e kontinentit tonë. Identiteti ynë europian ka rrënjë të thella. Sot, përmes reformave brenda vendit dhe partneriteteve më të forta në të gjithë Europën, po e kthejmë gradualisht ambicien tonë europiane në realitet. Rruga jonë është e qartë. E ardhmja jonë është vetëm europiane” ka thënë Hoxha. 

    Traktati i Maastricht-it, i cili hyri në fuqi më 1 nëntor 1993, shënoi lindjen zyrtare të Bashkimit Europian. I nënshkruar një vit më parë, më 7 shkurt 1992, në qytetin holandez të Maastricht-it, traktati hodhi themelet për krijimin e monedhës së përbashkët europiane, euros, dhe vendosi për herë të parë konceptin e qytetarisë europiane.

    Kjo u dha qytetarëve të vendeve anëtare të drejtën të jetojnë dhe të lëvizin lirshëm brenda BE-së, sipas kushteve të përcaktuara në traktat.

    Një tjetër ndryshim ishte forcimi i bashkëpunimit mes vendeve anëtare në politikën e jashtme dhe siguri. Në atë kohë, BE-ja nisi rrugëtimin me 12 shtete anëtare, ndërsa sot numëron 27. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në vitin 2009 dhe mori statusin e vendit kandidat në vitin 2014. 

    33-vjetori aktualitet anëtarësimi në BE Bashkimi Europian E ardhmja europiane Europa integrimi europian lajme Shqipëri marrëdhëniet ndërkombëtare Ministri Hoxha politika shqiptare procesi i integrimit Shqipëria Traktati i Maastricht-it
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA paralajmëron Moskën për një sulm të mundshëm terroritst. FSB: Kemi marrë informacionin, po veprojmë

    November 1, 2026

    33 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të Maastricht-it, ministri Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë është vetëm europiane

    November 1, 2026

    FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

    November 1, 2026

    Protesta e 31 tetorit, reagon Avokati i Popullit, kërkon verifikim të ligjshmërisë së ndërhyrjes

    November 1, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.