I ftura në një intervistë ne edicionin e paraditës ne Syri tv ka qenë deputeti demokrat Klevis Balliu.
Në një bisede me moderatorin Bled Marku ai ka trajtuar situatën në të cilën ndodhet Shqipëria pas protestave masive Kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Ai tha se ne sot jemi në një narkoshtet. Dhe në një narkoshtet dhunohet studenti dhe përqafohet Lubia. Narkoshteti është kur bandat dhe kartelet marrin institucionet më të rëndësishme të shtetit.
Bled Marku: Opozita ditën e djeshme thirri një protestë kombëtare për tu bashkuar për të mbështetur studentët që kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Kemi parë një polici që sillet dhunshëm me protestuesit dhe jo në mënyre proporcionale karshi studentëve. Nuk kursehet askush nga plumbta e gomës.
Klevis Balliu: Dhuna vjen për shkak të frikës së pushtetit, nga një polici e cila këto 14 vite është inkrminuar në mënyrë sistematike nëpërmjet bashkëpunimit të Edi Ramës me kartelet e ndryshme të drogës. Prandaj kemi parë që në çdo atentat mafioz del nje efektiv policia i përfshirë. Protesta ka qenë e jashtëzakonshme, flas për protestën e e studentëve e cila ne datën 13 u thirr nga sindikata universitare dhe pa diksutim të rinjtë e FRPD u gjendjen pranë dhe në mbështetje të kësaj proteste dhe të kësaj fryme. Në veçanti ‘GRUD’ që është një pjesë e FRPD, strukturë e rëndësishme dhe jetike për PD dhe të ardhmen e saj. Një pjesë e tyre janë të përfaqësuar në nivele të ndryshme të organizimit të partisë. Ky grup arriti të bashkëpunonte me gjimnazistë të shkollave të ndryshme për tu bashkuar me studentët.
Pa diskutim që protesta nuk ishte as e FRPD e as e PD. Ishte e thirrur siç thashë nga sindikata universitare dhe ishin studentët ata që i paraprinin. Por PD ishte në mbështetje të plotë ndaj tyre dhe fakti është që të gjithë ne si deputetë kemi qene nëpër rajonet e policisë në mbështetje të të arrestuarave dhe të dhunuarave. Dhe gjithashtu krijimi i grupit të gatshëm të avokatëve nga ana e PD të cilët janë marrë me të gjithë protestuesit dhe kanë arritur me sukses që të mos lejojnë që pushteti ti mbajë ata në burgje, dhe janë disa avokatë të nderuar që kanë punuar nga mëngjesi deri në darkë, kanë lënë punët e tyre vetëm për tu marrë më studentët. Në këtë aspekt ishte një shkrirje e studentëve, kërkesave të tyre, aksionit të tyre, trimërisë sqë tyre të jashtëzakonshme me mbështetjen e PD ndaj këtyre të rinjve dhe të rejave.
Pa diskutim që qeveria tenton që të fusë patericat veta, qorrat e vetë në protestë për të krijuar përçarje dhe për ti lënë jetim studentët në përballje me qeverinë. Por nuk ja arritën.
Bled Marku: Çdo të thoni me këtë, qeveria fut qorrat e vet?
Klavis Balliu: Partia Socialiste prej vitesh ka investuar dhe ka themeluar disa partiçka të vetat të cilat i përdor ato, jo për të sulmuar qeverinë por për të sulmuar opozitën dhe për të shpifur ndaj opozitës dhe mbi të gjithë për të penguar çdo protestë tjetër qytetar që nuk ka lidhje me partitë politike që të mos kete mbrojtje, imagjinoni te mos ishin avokate e PD , këtë të rinj do të ishin në burg. PD ka denoncuar çdo dhunë në kancelaritë ndërkombëtare...
© SYRI.net
Berisha: Asnjë taksë mbi 12.5 %, taksa e qarkullimit nuk do paguhet në makinë, nafta do jetë njësoj si në rajon
Berisha: Paketa fiskale e Ramës është goditje e rëndë për më të varfrit, për bizneset e vogla dhe shtresën e mesme
Bardhi: Drejtësia nuk mund ketë një standard për kundërshtarët e Ramës dhe një tjetër për bashkëpunëtorët e tij