Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Këlliçi: Korrupsioni i Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij është aq i madh, sa në çdo rast gjendet një kuti plot me euro

Këlliçi: Korrupsioni i Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij është aq i madh, sa në çdo rast gjendet një kuti plot me euro

12:18, 01/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit në media të fotos se kutisë plotë më para që ishte bërë në vilën e Ballukut në bregdet.

‘Këtë formë brutale dhe banale ka korrupsioni i Edi Ramës’, shkruan Kelliçi.

‘Me vila luksoze dhe me kuti plot me euro, para e pasuri të bëra nga taksat e qytetarëve më të varfër të Europës’ shkruan ai.

Mesazhi:

Korrupsioni i Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt është aq i madh, sa në çdo rast gjendet një kuti e madhe plot me euro.

Linda e AKSH-it, sipas SPAK i merrte rryshfetet me arkë vere të mbushur dëng me euro.

Ndërkohë, mediat raportojnë sot se në dosjen Balluku, ka një kuti të madhe kartoni plot me euro.

Sipas hetimeve, kjo kuti është parë në Vilën e Ballukut në Dhërmi dhe fotografuar nga sanitarja e saj. Këtë formë brutale dhe banale ka korrupsioni i Edi Ramës.

Me vila luksoze dhe me kuti plot me euro, para e pasuri të bëra nga taksat e qytetarëve më të varfër të Europës.

Dhe kreu i organizatës, i kapur në flagrancë në disa afera e skandale vijon të mbrojë korrupsionin e të mbajë me forcë karrigen.

Po fundi i tij është i pashmangshëm dhe shumë i shpejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco