Protestë para Qeverisë, një grup qytetarësh kërkon dorëheqjen e Kurtit

Një grup i vogël qytetarësh është mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu”, para ndërtesës së Qeverisë, për të protestuar kundër qeverisjes së Albin Kurtit dhe për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Organizatori i protestës, Durim Aliu, u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të mos shkaktojnë dëme. Ai ka deklaruar se pjesëmarrja e vogël nuk i dëshpëron dhe nuk i zmbraps nga vazhdimi i protestave.

“Ne e dimë që shumica nuk guxojnë të dalin këtu për arsye se e rrezikojnë vendin e tyre të punës. Ne e dimë që ky regjim i Albin Kurtit nuk e ka shumë larg me ecë prej këtu. Nuk do të ndalemi me protesta, do ta mbushim sheshin me qytetarë”, ka thënë Aliu.

Gjatë protestës, në shenjë revolte, janë lëshuar autoparlantë.

Pjesëmarrësit kanë brohoritur “Dorëheqje” dhe kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Keni dështua” dhe “Nuk bëhet kështu”. /KosovaPress

Shija e redaktorit

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Të fundit nga rubrika