Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

1 Nëntor 2026 | 12:56

Nxënësit e shkollave të mesme në Francë kanë paralajmëruar bllokimin e institucioneve arsimore duke filluar nga nesër, në shenjë proteste ndaj politikave të qeverisë.

Thirrja është bërë nga organizata franceze e nxënësve të shkollave të mesme, ndërsa paralelisht sindikatat kanë njoftuar një mobilizim të gjerë dhe protesta masive më 5 nëntor.

Kreu i organizatës së nxënësve, Pierre Surza, kritikoi masat e propozuara nga qeveria në përpjekje për të zbutur pakënaqësinë e të rinjve, duke deklaruar se ato nuk janë të mjaftueshme për të shuar zemërimin e tyre.

Ndërkohë, sindikata Force Ouvrière ka paralajmëruar pjesëmarrje masive në protestën e së enjtes së ardhshme. Sekretari i saj, Cyril Lama, bëri të ditur se në mobilizim do të përfshihen punonjës, pensionistë dhe të rinj.

Edhe sindikata SUD-Rail ka bërë thirrje për përshkallëzimin e grevave dhe pezullimin e aktivitetit ekonomik, duke kërkuar që pakënaqësia të shprehet përmes protestave në rrugë.

Lëvizja pritet të përfshijë disa kategori shoqërore, ndërsa Franca përgatitet për ditë të reja protestash dhe grevash kundër politikave të qeverisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Presidenti rus Vladimir Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga homologu ukrainas Volodymyr Zelensky, nëse ky i fundit do të kërkonte kontakt, pasi Moska nuk...
12:58 | 01/11/2026

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut ka kryer një test të ri ushtarak me një kokë luftarake thërrmuese, e projektuar për t’u montuar në raketa balistike taktike. Sipas...
11:46 | 01/11/2026

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Duke filluar nga sot, 1 nëntor, Turqia ka ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke futur rregulla të reja për...
11:38 | 01/11/2026