Aktualitet Rajoni

Mali i Zi/Bënë simbolin e shqiponjës, 4 gjimnazistë nga Durrësi kaluan natën në rajon!

Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës u shoqëruan nga policia malazeze në Kotor, lidhur me një incident gjatë një ekskursioni turistik në Malin e Zi. Eshtë fjala për katër djem që pasi kaluan natën në rajon, u lanë të lirë.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, episodi ndodhi dje, kur grupi i nxënësve po kthehej nga dreka.

Adoleshentët shqiptarë u konfliktuan me një grua të moshuar vendase, e cila i pyeti se nga vinin. Në përgjigje, gjimnazistët bënë simbolin e shqiponjës me duar dhe qeshën, por gruaja i dha shuplaka njërit prej nxënësve dhe situata u përshkallëzua.

Më pas, ajo njoftoi policinë, duke pretenduar se u provokua. Pas ndërhyrjes, katër të rinjtë u shoqëruan në Polici, ku kaluan natën.

Pranë tyre ishte edhe një mësuese. Pas lirimit, iu kërkua të mos përsërisin më gjeste me simbolet kombëtare. Në lidhje me incidentin e mbrëmshëm, Ministria e Arsimit u vu në dijeni nga DRAP Durrës./Top Channel 

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.