Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Serbia kujton 16 viktimat e Novi Sadit, tragjedia që nxori studentët në rrugë dhe tronditi pushtetin e Vuçiçit

    Arrestohen në Angli 6 shqiptarë për qëllim ekstradimi të kërkuar nga disa shtete të Evropës (EMRAT)

    Ermal Nufi: Nuk ka trafikim armësh, ka vetëm trafikim fjalësh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Arrestohen në Angli 6 shqiptarë për qëllim ekstradimi të kërkuar nga disa shtete të Evropës (EMRAT)
    Aktualitet

    Arrestohen në Angli 6 shqiptarë për qëllim ekstradimi të kërkuar nga disa shtete të Evropës (EMRAT)

    November 1, 2026
    Arrestohen në Angli 6 shqiptarë për qëllim ekstradimi të kërkuar nga disa shtete të Evropës (EMRAT)

    Gjashtë shqiptarë që i fshiheshin drejtësive të disa vendeve europiane janë prangosur për qëllim ekstradimi në Angli.

    Të dhënat e gjykatës së ekstradimeve City of Westminster Magistrates’ Court në Londër, të disponuara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, tregojnë se shqiptarët, të cilët kishin zgjedhur si vend fshehjeje Anglinë, kishin kartela të kuqe kërkimi në Austri, Itali, Greqi dhe Luksemburg.

    Pjetër Lusha, 35 vjeç, është arrestuar në Angli pasi Austria kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, pasi ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Seanca e radhës e procesit të ekstradimit ndaj tij do të zhvillohet më 6 nëntor 2026.

    Korado Memushaj, 46 vjeç, është arrestuar në West Yorkshire. Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik droge. Memushaj është duke i ndjekur seancat e ekstradimit i lirë me kusht, pasi të afërmit vendosën një garanci pasurore prej 33 mijë stërlinash. Ai do të paraqitet në gjykatën e ekstradimeve më 15 mars 2027.

    Lirim Nela është një tjetër shqiptar i prangosur në Angli, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Sipas të dhënave të procesit të ekstradimit, Nela, 38 vjeç, kërkohet si i akuzuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

    Edhe Armando Likaj, 31 vjeç, është prangosur në Angli pas një urdhri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga Italia për vepra penale të lidhura me trafikun e drogës.

    Semir Toli, i cili në Angli përdorte emrin Sajmir Berisha, është arrestuar në Wellingborough si i kërkuar në Greqi. Ndaj 46-vjeçarit shqiptar rëndon akuza e trafikut të drogës. Seanca e radhës e procesit të ekstradimit është parashikuar më 12 shkurt 2027. Ai është lënë i lirë me kusht pas vendosjes së një garancie pasurore prej 45.000 stërlinash dhe vendosjes në këmbë të një pajisjeje monitorimi GPS.

    Anton Nikolli, 45 vjeç, është një tjetër shqiptar i cili doli përpara gjykatës së ekstradimeve në Londër, i kërkuar nga Luksemburgu për 6 grabitje shtëpish, pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash. Ai u arrestua në qytetin Salford./Top Channel

    6 të arrestuar aktualitet angli arrestime Autoritetet britanike bashkëpunim ndërkombëtar Drejtësia ekstradim kërkim ndërkombëtar kriminalitet lajme ndërkombëtare Policia britanike shqiptarë Shtetet e Evropës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Serbia kujton 16 viktimat e Novi Sadit, tragjedia që nxori studentët në rrugë dhe tronditi pushtetin e Vuçiçit

    November 1, 2026

    Arrestohen në Angli 6 shqiptarë për qëllim ekstradimi të kërkuar nga disa shtete të Evropës (EMRAT)

    November 1, 2026

    Ermal Nufi: Nuk ka trafikim armësh, ka vetëm trafikim fjalësh

    November 1, 2026

    Hyn në fuqi VKM/ Ulet pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në 5 milionë lekë, nis zbatimin nga 1 janari 2027

    November 1, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.