Protesta e Gjeneratës Z në Hagë, arrestohen 34 persona, shumica të mitur
Protesta e organizuar nga Gjenerata Z në Hagë të Holandës përfundoi me 34 të arrestuar, shumica e tyre të moshës 15 deri në 18 vjeç. Sipas policisë holandeze, tubimi përfundoi pa trazira të mëdha, por u regjistruan disa incidente dhe përplasje me efektivët.
Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme, mes tyre dhunë në publik, mbajtje të sendeve të ndaluara dhe përdorim të veshjeve që mbulojnë fytyrën. Të paktën dhjetë persona u arrestuan në qendër të qytetit pasi nuk iu bindën urdhrave të policisë.
Sipas autoriteteve, gjatë protestës ndaj efektivëve u hodhën fishekzjarre të paligjshme, duke bërë që një punonjës policie të transportohej në spital për shkak të një dëmtimi të mundshëm të dëgjimit.
Ndërkohë, protesta ka shkaktuar pasoja edhe për bizneset në qendër të Hagës. Shumë dyqane dhe lokale mbyllën aktivitetin ose mbuluan vitrinat me dërrasa, si masë parandaluese ndaj incidenteve të mundshme.
Bas Winkler, kreu i organizatës së sipërmarrësve në qendër të qytetit, vlerësoi se dëmet materiale mund të arrijnë në disa mijëra euro. Ai theksoi gjithashtu se bizneset kanë humbur të ardhura për shkak të rënies së numrit të klientëve.
Winkler bëri të ditur se synon të bashkëpunojë me autoritetet lokale për të gjetur mënyra më efektive për menaxhimin e protestave të dhunshme dhe për të shqyrtuar mundësinë e kompensimit të dëmeve nga personat përgjegjës për organizimin e tyre.
Dhunë për reformën kushtetuese në Poloni, Tusk: Do ndryshojmë gjyqësorin
Bullgarët drejtohen në kutitë e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Kriza në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, reagon KE: Parlamenti ka të drejtë të emërojë gjyqtarët
- 13:12 Superderbi i Premier Ligës, Liverpool pret Arsenalin në “Anfield”
- 13:04 Berisha: Paketa e re fiskale goditje për të varfrit, 18 mijë biznese të vogla rrezikojnë falimentimin
- 12:58 Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe
- 12:56 Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme
- 12:52 Novi Sadi përkujton viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor
- 12:45 Transportonin 4 emigrantë kundrejt pagesës, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër