Kryeministri Rama po prezanton një tjetër platformë, të titulluar “PasqyrAlbania”.
Sipas kreut të qeverisë, platforma e re synon të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e administratës publike, duke evidentuar vonesat në trajtimin e kërkesave të qytetarëve dhe zyrtarët përgjegjës për to.
Sipas Ramës, platforma do të bëjë të mundur që asnjë shqetësim i qytetarëve të mos mbetet pa përgjigje në sirtarët e administratës dhe që përgjegjësit për vonesat të mos fshihen pas burokracisë.
“Ne po u vëmë qytetarëve një instrument ku ata të mund të shohin vetë investimet dhe projektet që kanë të bëjnë me zonën e tyre, në çfarë stadi janë, çfarë investimesh ka, vonesat, në mënyrë që çdo gjysmë e vërtetë të mund t’i ballafaqoë vetë qytetari.” – tha Rama.
Më herët Rama ka prezantuar të tjera platforma, si Besa, Prania Besnike, Pasqyra e Flamingove të cilat vijnë pas protestave qytetare prej më shumë se katër muajsh.