Në një koment të tij pas pyetjes së nje qytetari për opozitën e opozitës, kreu demokrat tha se, ‘duke krahasuar Ramën me Berishën, këta puthadorë vrasin shpresën dhe votën’.
Spartak Dano: Përshëndetje Doktor. A nuk do të ishte më e drejtë që t'u bëhej me dije atyre që refuzojnë drejtuesit e Partisë Demokratike në protestë, se pa 500 mijë votat e Partisë Demokratike nuk mund ta heqin kurrë Edi Ramën nga pushteti absolut që ka. Faleminderit.
Sali Berisha: Ata absolutisht nuk synojnë heqjen e Edi Ramës, por përkundrazi mbrojtjen e tij. Të garantoj që ata synojnë vetëm mbrojtjen e Edi Ramës.
Po ndalem edhe njëherë në këtë moment, në dy gjëra. Me tezën se Partia Demokratike është opozitë e shitur apo janë njëlloj me Partinë Socialiste, çfarë bëjnë këta? Këta kripto-ramistët mbrojnë si fanatikë Edi Ramën.
Po pse e mbrojnë? Sepse krahasojnë opozitën, e cila nuk ka asnjë lloj kompetence për 8 miliardë e 10 miliardë euro buxhet të shtetit shqiptar. Asnjë lloj kompetence për asnjë tender, për asnjë koncesion, për asnjë pagesë. Asnjë lloj kompetence për asnjë punësim, për asnjë legalizim, për asnjë leje ndërtimi. Në qoftë se urrejtja popullore ndaj Ramës është pikërisht për vjedhjen e miliardave, për abuzimet e tmerrshme me pasuritë publike, çfarë bën ti? Ti thua që është njëlloj me Partinë Demokratike, e cila s'ka asnjë nga këto, e cila në të vërtetë është 10 mijë herë larg asaj që thua ti.
Krahason Ramën ti me atë që s'ka asnjë kompetencë për buxhetin, për lejet, për koncesionet, për tenderat. Por ti i bën ortak atij, atë që s'është.
Atëherë qytetari thotë, epo thotë këta njëlloj janë. Duke krahasuar partitë me njëra-tjetrën ti thjesht çliron nga përgjegjësia Edi Ramën.
Nuk qenka qeveria, e cila paska të gjitha përgjegjësitë për 10 miliardë euro, që paska të gjitha përgjegjësitë për çdo tender që zhvillohet, për çdo koncesion, për të gjitha, për rendin, për policinë, për të gjitha. Po këtë e paskan njëlloj këtë përgjegjësi, e paska dhe opozita që s'ka asgjë në dorë.
Në fakt ta çlirosh hajdutin nga përgjegjësitë dhe kriminelin nga krimet, do të thotë të të korruptosh fjalën, të korruptosh mendimin, të përdorësh gjuhën për të bërë krahasime të pakrahasueshme dhe të mashtrosh.
Jo zotëri, këta mbrojnë Ramën.
Tjetër, këta zotërinj duke krahasuar Berishën me Ramën apo PD-në me PS-në, këta vrasin shpresën. Këta vrasin shpresën çdo orë. Me mediat e tyre të drejtuara nga mafia më e rrezikshme e vendit. Sepse qytetari thotë kur këta qenkan njëlloj, hajt se s'po votoj. S'po votoj, s'kam shpresë këtu.
Këta vrasin votën. S'ke vlerë të votosh.
Shiko, kjo nuk është problem, këtu është mburoja që këta horra, ky llum i llumit të shoqërisë shqiptare, i bën kreut të organizatës kriminale.
Më falni edhe një moment shumë i rëndësishëm. Thonë që Partia Demokratike nuk ka alternativë. Mashtrues ordinerë.
Partia Demokratike ka alternativën më të shkëlqyer që ka pasur Shqipëria ndonjëherë.
Por që alternativa të votohet duhet të ketë zgjedhje. Dhe me këtë qëndrim, se zgjedhjet i humbi opozita se opozita s'kishte alternativë, këta sharlatanë përkrahin farsën zgjedhore.
Këta nuk thonë që në Shqipëri asnjë alternativë nuk mund të fitojë në farsë zgjedhore përveç autorit të farsës.
Jo, jo, këtë nuk e thonë dot. Sepse po ta thonë këtë nuk paguhen.
Po kjo është elementare mor zotëri. Qytetarët duhet të votojnë të lirë për alternativat.
Lexojini pak raportet ndërkombëtare, por s'kanë rëndësi raportet. Kanë rëndësi paratë dhe porositë që marrin nga mafia shtetërore apo klanet kriminale të vendit, me të cilat Partia Demokratike është në luftë frontale.
Ndaj dhe po ju garantoj se shqiptarët kanë aq mençuri për të kuptuar këtë llum-llumi, se këta janë llumi i llumit. Këta janë shërbëtorët më të shpifur të Edi Ramës.
Ka faj, thotë edhe Partia Demokratike Se mori ai 80 mandate. Po kujt ia mori votat ai? Kujt ia mori votat? Cilës parti ia mori votat ai me 83 mandatet e krimit? A nuk ia mori Partisë Demokratike?
Partia Demokratike e denoncoi, e damkosi, e gozhdoi atë në rrafshin ndërkombëtar. Bëri atë që duhet të bënte.
Pse ti shndërrohesh në një shërbëtor mjeran, në një puthador dhe vë një maskë.
A i patë o qytetarë sesi i nxirrte nga dera e Ministrisë së Brendshme gangsterët që bërtisnin Rama në burg, për të vazhduar pastaj Berisha në burg, në turmë.
Po unë kam bindjen që shqiptarët nuk mashtrohen nga këto. Sigurisht që Partia Demokratike mund të ketë të meta, mund të ketë gabime, duhet të përmirësojë të metat, duhet të përmirësojë gabimet, duhet të përmirësojë alternativën, duhet të përshtatet. Por, asnjë nga këto nuk mund të mbulojë siç bëjnë këta kripto-ramistë, ky llum i llumit të shoqërisë shqiptare, nuk mund të mbulojë krimet monstruoze, skandalet monstruoze të Edi Ramës, Lubi Ballukut, Vlora Hysenit e të tjerëve, me radhë me radhë se kush po i citon emrat. Erion Velisë me radhë.
Pra, sigurisht edhe ajo që thatë ju, është luftë e brendshme midis qenve në një stan.
Unë kam bindjen se fundi i tyre po vjen dhe ligji është përgjigja më e merituar ndaj tyre.
© SYRI.net