Bota

Sulme në Rusi dhe Ukrainë/Disa rajone ukrainase, pa energji elektrike!

Autoritetet ruse thanë se mbi 100 dronë u shkatërruan sot gjatë një sulmi masiv në rajonin Nizhni Novgorod. Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Moskën për sulme ndaj infrastrukturës në katër rajone të Ukrainës, duke lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike.

Njoftimi i Rusisë erdhi në më pak se 24 orë nga i ushtrisë ukrainase se kishte shënjestruar ndërmarrjen shtetërore ruse të industrisë kimike dhe të mbrojtjes, Kombinati Kamenski, në Rostov. Zelenskyy konfirmoi se goditja shkaktoi miliona dollarë dëme.

Guvernatori i Nizhni Novgorodit, Gleb Nikitin, deklaroi se një “ndërmarrje industriale” në distriktin Kstovo u godit nga një “sulm masiv me dronë”, duke shkaktuar “dëme të konsiderueshme”.

Mediat ukrainase raportuan se u shënjestrua rafineria e kompanisë Lukoil në Kstovo, si dhe termocentrali i kombinuar për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes në Novogorkovskaia.

Nikitin shtoi se gjatë natës u shkatërruan mbi 100 dronë, pa shkaktuar viktima.

Ndërkaq, Zelensky foli për sulme ruse në Dnipro, Vinitsia, Zhitomir e Hmelnitski.

Bëhet fjalë për nënstacione, transformatorë dhe linja të energjisë elektrike që furnizojnë me energji elektrike shtëpitë e qytetarëve tanë, shkroi presidenti në Telegram.

Zelensky shtoi se vetëm këtë javë, Rusia lëshoi drejt Ukrainës 1.940 dronë sulmues, më shumë se 1.580 bomba të telekomanduara ajrore dhe 44 raketa të llojeve të ndryshme, prej të cilave, 36 balistike.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.