VIDEO/ Ernest Muçi nuk di të ndalet, dhuron një tjetër asist për t’i dhënë avantazhin Trabzonsporit Kampionët në fuqi reagojnë pas golit të hershëm të Hazrollajt dhe marrin tri pikë të çmuara në javën e 10-të të Abissnet Superiore.
Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 1-2 në javën e 10-të të Abissnet Superiore.
Bardheblutë e nisën ndeshjen me gol, pasi Hazrollaj kaloi ekipin e tij në avantazh që në minutën e 3-të. Reagimi i rrogozhinasve nuk vonoi dhe në minutën e 20-të ishte Loukili që riktheu baraspeshën, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në shifrat 1-1.
Në fraksionin e dytë, Tirana kërkoi golin e avantazhit dhe iu afrua në minutën e 68-të me Fresnedën, por portieri Tandilashvili shpëtoi Egnatian me një pritje vendimtare. Kur barazimi dukej rezultati më i mundshëm, kampionët goditën sërish. Në minutën e 77-të, Diabate realizoi golin e fitores, duke i dhënë Egnatias tri pikë të rëndësishme dhe duke lënë Tiranën duarbosh në shtëpi.
Top Channel