Dita e 20-të e protestës, pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit e mbyllin paqësisht tubimin përpara Kryeministrisë
01/11/2026 19:00
Në Tiranë u protestua sërish sot, në ditën e 20-të të protestave të nisura nga studentët dhe që më pas gjetën mbështetjen e të rinjve të tjerë, por edhe të politikës.
Qytetarët u mblodhën fillimisht para Ministrisë së Arsimit, por ndryshe nga një ditë më parë nuk pati përplasje me policinë.
Tubimi u zhvillua i qetë. Në vend të molotovit, protestuesit e shprehën revoltën e tyre përmes pankartave.
Ndonëse më të pakët në numër, të ndikuar edhe nga reshjet e shiut pas mesditës protestuesit e zhvendosën tubimin para kryeministrisë.
Derisa mbi kryeqytet ra errësira, vijuan thirrjet e tyre kundër kryeministrit e qeverisë, për tu shpërndarë më pas.
Top Channel