Vendosni fjalën kyçe....

Automjeti përplas për vdekje 67-vjeçaren në Shkodër


Një aksident me pasojë vdekjen e një 67-vjeçareje është regjistruar pasditen e 1 nëntorit në Shkodër. E moshuara u përplas nga një automjet që doli nga rruga, ndërsa ajo po ecte në trotuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga një 27-vjeçare, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Pasi doli nga rruga, makina u përplas me shkallët metalike të një ndërtese dhe më pas goditi këmbësoren 67-vjeçare, me inicialet E. B. Si pasojë e plagëve të marra, e moshuara humbi jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe shkakun që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit.