Kryesore

“Poshtë diktatura”/ Protestuesit mbërrijnë poshtë zyrës së Ramës: Dorëheqje! Policia “zbraz” bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga automjete

17:10 - 01.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta kundër qeverisë ka vijuar me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, ku protestuesit janë vendosur poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke intensifikuar thirrjet kundër tij dhe qeverisë.

“Poshtë diktatura” dhe “Dorëheqje” janë disa nga sloganet e dëgjuara gjatë tubimit, ndërsa protestuesit kanë targetuar edhe Policinë e Shtetit, duke brohoritur “Polici e krimit” referuar këtu edhe dhunën e efektivëve ndaj protestuesve.

Një tjetër thirrje e përsëritur nga turma ishte “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, ndërsa qytetarët kanë vijuar të kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

Policia ka marrë masa duke “zbrazur” bulevardin nga automjetet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.