• Kontakt
Sunday, November 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimi nisi për Leonidha Çobon/ Sekuestrohet për borxhe kompania “e punëve të errëta” të Bankers-it

18:24 : 01/11/2026
në AKTUALITET, INVESTIGATIONS, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Kompania “Qinglong Petroleum Itd”, dega shqiptare e një shoqëria nga Hong Kongu, është vendosur nën sekuestro nga administrata tatimore, pasi rezulton që nuk ka shlyer të paktën 100 milionë lekë (të vjetra) detyrime fiskale.

Emri i kompanisë “Qinglong Petroleum ltd”, shfaqet në një hetim të zhvilluar nga Prokuroria e Fierit mbi kompaninë koncesionare të naftës, “Bankers Petroleum”, kryesisht për periudhën kur ajo administrohej nga shtetasi shqiptar, Leonidha Çobo.

Prokurorët në Fier kanë ngritur dyshime mbi bashkëpunimin mes “Bankers” dhe “Qinglong”, duke e konsideruar këtë të fundit se është “e regjistruar në një juridiksion që shpesh përdoret për strukturim korporativ me qëllime të errëta fiskale ose ligjore”.

Në narrativën e përgjithshme të dosjes hetimore lihet të kuptohet se prokurorët e Fierit kanë pikërisht të njëjtin dyshim, se “Qinglong Petroleum ltd” mund të jetë përdorur pikërisht për “punët e errëta” të Bankers Petroleum.

Lexo edhe:

Kromi i Bulqizës/ Koncesionari emëron administrator të tretë, a po kopjohet skema “Bankers”?!

Banorët e Patos-Marinzë ngujohen në zyrat e Bankers Petroleum

Sekuestrimi për borxhe

Në 12 tetor 2026, administrata tatimore ka njoftuar Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) që të vendosë masën e sigurimit, duke mos lejuar tjetërsimin e aksioneve të shoqërisë “Qinglong Petroleum Technology and Engineering Company LLP Albania Branch”.

Në dokumentin e siguruar nga “Boldnews.al” rezulton se shoqëria, me administrator Junlin Sheng “ka një detyrim të pashlyer në shumën 10.788.188 lekë të reja”.

Në foto: Njoftimi i administratës tatimore për “sekuestrimin” e kompanisë “Qinglong Petroleum ltd”

Në shkresën e Tatimeve thuhet se kompanisë “i është dërguar dokumenti “Njoftim Për pagimin e detyrimit”, por ai nuk është paguar ende. Këto detyrime tashmë janë objekt i masave shtrënguese në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi”.

Më tej, Drejtoria e Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara, urdhëron QKB-në që “të mos lejohet tjetërsimi mbi pasuritë dhe të drejtat e tjera pasurore që i përkasin këtij tatimpaguesi, si dhe kuotave/aksioneve, deri në shlyerjen e detyrimeve tatimore”.

“Kompania e punëve të errëta korporative”

Kompania “Qinglong Petroleum Itd” është regjistruar në Shqipëri, në dhjetor të vitit 2023, si degë e huaj e shoqërisë nga Hong Kongu, “China International Zoom Material Co Limited”. Administrator dhe përfaqësues ligjor të saj janë shtetasit Jiang Yijun dhe Junlin Sheng.

Në dhjetor të vitit 2024, Prokuroria e Fierit nisi hetimet për disa vepra penale, përfshirë “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprés penale ose veprimtarisë kriminale”. “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organer tatimore”.

Në qendër të hetimit ishte veprimtaria financiare e kompanisë koncensionare të naftës, “Bankers Petroleum”, duke nisur së paku prej vitit 2015. Prokurorët dyshojnë se koncesionari ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale ndaj Shtetit Shqiptar.

Në foto: Ish-administratori i Bankers Petroleum, Leonidha Çobo

Personazhi kyç i hetimit ishte administratori jetëgjatë i kompanisë, shtetasi shqiptar, Leonidha Çobo.

Gjatë hetimit u ngritën dyshime të forta se, thuajse i gjithë zinxhiri komandues i “Bankers Petroleum” ishte përfshirë në një skemë massive pastrimi parash, në rendin e milionave eurove, megjithëse shuma e saktë ende nuk është përcaktuar.

Në veprimet hetimore, Prokuroria e Fierit identifikoi një numër të lartë kompanish, që dyshohet se kanë shërbyer si “pastrues” për paratë e paligjshme të koncesionarit të naftës.

Mes këtyre kompanive të dyshuara gjendet edhe “Qinglong Petroleum Itd”. Në materialin hetimor, të siguruar ekskluzivisht nga “Boldnews.al”, ka një dyshim të rëndë për këtë shoqëri.

“Shoqëria “Qinglong Petroleum Itd” ka si pronar përfitues të saj “China International Zoom Material Co. Limited”, e cila është një kompani me seli në Hong Kong, një juridiksion që shpesh përdoret për strukturim korporativ me qëllime të errëta fiskale ose ligjore”, thuhet në dosjen që prokurorët kanë paraqitur në gjykatë, në korrik të vitit 2025, për arrestimin e të paktën 14 personave, shqiptarë e të huaj.

Në foto: Kompania “Qinglong” është pjesë e hetimit penal

Sipas të dhënave të siguruara nga hetimi, rezultoi se “kompania, fillimisht ka pasur të punësuar vetëm administratorin. Në vitin 2024, stafi është shtuar në 24 persona, pjesa më e madhe nga Kina. Prej tyre, 10 persona nuk kanë qenë asnjëherë në Shqipëri, megjithëse rezulton se janë paguar rregullisht”.

Prokurorët kanë ngritur dyshimet për aktivitetin real të kompanisë “Qinglong Petroleum” shpk, pasi, sipas akteve hetimore, rezulton se “në vitin 2024, ka siguruar një fitim të madh, rreth 1.3 milionë euro, ndërkohë që klientët e saj janë “Bankers Petroleum” dhe “Albdrilling” sha.”, edhe kjo e fundit pjesë e skemës së dyshuar të pastrimit të parave me “Bankers Petroleum”.

LEXO EDHE:

Mbretëria e faturave fiktive/ Kush janë 47 bizneset dhe individët qe morën 85 mln euro nga “Bankers Petroleum”

Etiketa: BankersBankers PetroleumLeonidha ÇoboQinglong Petroleum Itd

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kromi i Bulqizës/ Koncesionari emëron administrator të tretë, a po kopjohet skema “Bankers”?!

16:25 : 05/10/2026
AKTUALITET

Banorët e Patos-Marinzë ngujohen në zyrat e Bankers Petroleum

22:25 : 10/09/2026
AKTUALITET

Tensione gjatë protestës në Patos-Marinëz/ Banorët mësyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

09:25 : 10/09/2026
AKTUALITET

Protestë para “Bankers Petroleum”, banorët kërkojnë pagesat për tokat: Do të bllokojmë aktivitetin e naftës

10:54 : 08/09/2026
AKTUALITET

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

18:38 : 21/08/2026
AKTUALITET

Protestë para “Bankers Petroleum”, banorët kërkojnë paratë e qirave: Na paguani detyrimet!

10:34 : 12/08/2026

TË GJITHA

Hetimi nisi për Leonidha Çobon/ Sekuestrohet për borxhe kompania “e punëve të errëta” të Bankers-it

18:24 : 01/11/2026

Gjykata liron protestuesin në Tiranë, i cakton masën “detyrim paraqitjeje” dhe i ndalohet të marrë pjesë në tubime

18:13 : 01/11/2026

“Shteti na ka harruar”, banorët e Fushë-Buallit në Elbasan denoncojnë mungesën e rrugës, ujit dhe shërbimit shëndetësor

17:54 : 01/11/2026

“Pse ju frikëson ky popull?”/ Qytetarja përplaset me policinë para Kryeministrisë: Keni gjymtuar fëmijë, mos mbroni propagandën!

17:39 : 01/11/2026

Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit

17:28 : 01/11/2026

Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë

17:17 : 01/11/2026

E rëndë në Shkodër/ 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, përplas për vdekje këmbësoren që ecte në trotuar

17:03 : 01/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com