Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, pretendoi të dielën se Rusia ka humbur 54.400 trupa të vrarë ose të plagosur rëndë gjatë muajit tetor, duke e cilësuar këtë si shifrën më të lartë mujore që nga fillimi i luftës, transmeton Anadolu.
Në rrjetin social amerikan X, Zelenskyy tha se forcat ukrainase kanë rimarrë 96,2 kilometra katrorë territor gjatë tetorit, 10,4 kilometra katrorë më shumë sesa territori që forcat ruse kanë pushtuar gjatë së njëjtës periudhë.
Ai gjithashtu tha se forcat ruse kanë pësuar 2.250 humbje më 21 tetor, duke vendosur një “rekord” për humbjet ditore.
“Rusia po pëson humbje. Ne po i mbajmë pozicionet tona, po çlirojmë territore dhe po bëjmë që çdo ditë e luftës të jetë sa më e kushtueshme për agresorin”, tha ai. “Për t’i ndalur këto humbje të çmendura, Rusia duhet vetëm të zgjedhë armëpushimin dhe diplomacinë”, shtoi Zelenskyy.