Analisti Lutfi Dervishi ka bërë një reagim të fortë, ku përmes pesë pyetjeve vë përballë mënyrën se si qeveria menaxhon protestat dhe mungesën e reagimit për problemet që shqetësojnë qytetarët.
Në postimin e tij në Facebook, duke ironizuar investimet dhe mobilizimin e shpejtë të policisë për të përballuar protestuesit, Dervishi ngre pikëpyetje për mungesën e mjeteve për shuarjen e zjarreve, luftën kundër korrupsionit dhe rezultatet në procesin e integrimit europian.
Postimi i plotë:
PESË PYETJE
Dronë për të hedhur gaz mbi protestuesit, po ku janë dronët për të shuar pyjet që digjen?
Ujëhedhëse të reja që mbërrijnë me avion ushtarak brenda ditës, po ku janë zjarrfikëset kur flakët kapërcejnë shtëpitë?
2.500 euro shpërblim për policët që mbajnë rendin, po sa shpërblehen "negociatorët" që po na afrojnë me BE?
Ligje të rrepta për të frenuar protestat, po ku është i njëjti zell për të frenuar korrupsionin?
Për protestuesit: gaz, ujë, dronë, trupa speciale, gjoba dhe pranga, ndërsa për shkaqet që i nxjerrin njerëzit në rrugë: DIALOG?!
© SYRI.net
‘171 milionë dëm ekonomik nga KLSH’/ Spahia: Shqiptarët paguajnë faturën e hajdutërisë, qeveria e mbulon me taksa
Nafta ruse drejt SHBA, Bajra: Po krijohet një korridor i drejtpërdrejtë, në sfond edhe skenari i sulmit ndaj Iranit
‘E majta ekstreme amerikane ka uzurpuar demokratët’, Kedhi: Sjellin dhunë dhe skamje, Trump i ka luftuar