‘171 milionë dëm ekonomik nga KLSH’/ Spahia: Shqiptarët paguajnë faturën e hajdutërisë, qeveria e mbulon me taksa

‘171 milionë dëm ekonomik nga KLSH’/ Spahia: Shqiptarët paguajnë faturën e hajdutërisë, qeveria e mbulon me taksa

19:31, 01/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas raportit të fundit të KLSH-së, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe shpërdorim të fondeve publike.

Në postimin e tij në Facebook, sipas Spahisë, vetëm gjatë vitit 2025 janë evidentuar 171.9 milionë lekë dëm ekonomik dhe 12.3 miliardë lekë efekte negative financiare. Ai thekson gjithashtu se 44 procedura prokurimi me vlerë 16.8 miliardë lekë janë nisur pa fonde të mjaftueshme dhe se 188 projekte të planifikuara nuk janë realizuar.

Spahia akuzon qeverinë se po ua kalon qytetarëve faturën e abuzimeve përmes rritjes së taksave, ndërsa në përfundim bën thirrje për protestë kundër qeverisë, në krah të studentëve dhe shqiptarëve.

Reagimi i plotë:

NJË ÇETË CUBASH QË MBUSH GROPAT E BABËZISË ME TAKSAT TONA!

​Raporti i fundit i KLSH-së thjesht vërteton atë që të gjithë shqiptarët e dinë. Kjo qeveri e babëzitur dhe e paaftë ka shkaktuar 171.9 milionë lekë dëm ekonomik dhe 12.3 miliardë lekë efekte negative financiare, vetem gjatë vitit 2025!

Babëzinë e tyre të shfrenuar po ua kalojnë qytetarëve, duke rritur taksat në mënyrë tinzare. 

​Taksimet e reja nuk janë asgjë tjetër veçse një vjedhje e mëtejshme për të mbuluar gropat e hapura nga abuzimet e tyre që nuk ndalen.

44 procedura prokurimi me vlerë 16.8 miliardë lekë janë nisur pa fonde të mjaftueshme. Për më tepër, vetëm në muajin dhjetor janë shpenzuar 162.54 miliardë lekë, ose 20.3% e totalit vjetor, duke dëshmuar keqmenaxhim të plotë dhe abuzim të hapur me paratë publike në fundvit. Ndërkohë që qeveria shpërdoron fondet, borxhi tatimor dhe doganor është rritur me 44.61 miliardë lekë vetëm në një vit, ndërsa 188 projekte të planifikuara për qytetarët nuk kanë asnjë realizim. 

​Kjo makineri vjedhjeje duhet ndalur! Nuk mund të paguajmë ne taksa për të mbushur kutitë me euro nëpër vilat e hajdutëve në pushtet, për faturat e luksit dhe paaftësinë e tyre.

Është koha për protestë për të shpëtuar atë që ka mbetur nga ky vend!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco