Aksident i 3-fishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një person përfundon në spital

20:14, 01/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor me përfshirjen e tre automjeteve është regjistruar mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit, në drejtim të Lushnjës.

Sipas burimeve për SYRI-n, nga përplasja ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve të automjeteve, i cili është transportuar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një automjet që është përmbysur në rrugë, duke detyruar drejtuesin e një automjeti tip “Benz” të frenojë për të shmangur përplasjen. Kjo ka sjellë më pas përplasjen zinxhir të automjeteve që lëviznin pas tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po menaxhojnë trafikun e rënduar, si dhe zjarrfikësit e Lushnjës, që po punojnë për pastrimin e rrugës nga mbetjet e automjeteve të aksidentuara. Ndërkohë, ekspertët po kryejnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco