E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Haaland ‘i rrëmben’ kurorën Cristiano Ronaldos, e mposht në garën e imazhit

Erling Haaland po konfirmon se ndikimi i tij shkon përtej fushës së lojës. Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt ka lënë pas Cristiano Ronaldon në renditjen e futbollistëve më të marketueshëm në botë, sipas klasifikimit të fundit të publikuar nga revista SportsPro.

Në listën e vitit 2026, Haaland renditet në vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm të sportistëve, duke qenë futbollisti i vetëm në dhjetëshen e parë. Në krahun tjetër, Cristiano Ronaldo ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke zbritur nga vendi i pestë që mbante një vit më parë në pozicionin e 14-të.

Renditja bazohet në disa kritere, mes tyre fuqia e markës personale, ndikimi, potenciali i rritjes dhe mundësitë komerciale që ofron secili sportist. Në studim janë analizuar 1,202 atletë nga 70 sporte të ndryshme, duke u mbështetur në të dhënat e periudhës korrik 2025 – qershor 2026.

Një rol në rritjen e popullaritetit të Haalandit ka luajtur edhe prania e tij në platformat digjitale. Kanali i sulmuesit në YouTube, i hapur në tetor 2025, ka grumbulluar rreth 4.6 milionë abonentë dhe afro 250 milionë shikime.

Reklamë

Pas norvegjezit, futbollisti i radhës në klasifikim është Kylian Mbappé, në vendin e 19-të, i ndjekur nga Vinicius Junior në vendin e 20-të dhe Lamine Yamal në të 23-in. Lionel Messi pozicionohet në vendin e 27-të.

Duhet theksuar se ky klasifikim nuk përcakton pasurinë apo të ardhurat e sportistëve, por mat fuqinë e tyre si marka dhe potencialin për të gjeneruar vlerë në tregun komercial. Ronaldo, pavarësisht rënies në renditje, vazhdon të mbetet një prej emrave më të njohur dhe me ndikim në sportin botëror.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.