E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Loja me TVSH në turizëm, një politkë e gabuar. Në treg ka informlitet të lartë

“Rritja e TVSH-së për sektorin e akomodimit nga 6% në 10% rrezikon të ndikojë negativisht në industrinë e turizmit”. Kështu u shpreh Besnik Vathi nga Shoqata e Operatorëve Turistik në një intervistë në emisionin E-ZONE në Vizion Plus, nën moderimin e Rajmonda Lajthisë.

 Z.Vathi, paralajmëron se kjo masë mund të sjellë rritje të çmimeve, por edhe shtim të informalitetit dhe evazionit fiskal.

Gjatë intervistës, Besnik Vathi tha se me normën e re Shqipëria humbet avantazhin konkurrues ndaj vendeve të tjera të rajonit.

“Unë e shoh si një efekt negativ për industrinë e turizmit. Pra, për industrinë e turizmit rritja e TVSH-së në akomodim nga 6% në 10% mund të ketë efekte negative. Efekti negativ i parë është rritja e menjëhershme e çmimit. Por nga ana tjetër, mundet që edhe çmimet të mos rriten dhe të shtohen informaliteti e evazioni fiskal. Informaliteti në hoteleri edhe me këtë 6% është i madh. Dihet që efekti i rritjes së taksave shkon për ta shtuar më shumë informalitetin. Pra ka rrezik që qeveria të mos grumbullojë më shumë taksë sesa grumbullon sot, sepse atë rritje do ta paguajë vetëm ajo pjesë më e vogël e hoteleve që do të raportojnë..

Reklamë

Në sektorin e turizmit unë e quaj të gabuar rritjen. Efekti do të jetë te çmimet, por më shumë te informaliteti. Nëse ne e kishim TVSH-në 6% dhe vendet e tjera në rajon e kishin 7–9%, tani ne dalim me 10%, pra dalim mbi ta. Në aspektin e taksës nuk jemi më konkurrues. Në qoftë se ne na dha një avantazh taksa më e ulët, tani ky avantazh shuhet dhe do të duhet të konkurrojmë me një produkt më cilësor. Për mua, për sa kohë informaliteti në industrinë hoteliere është i lartë, tregun nuk e kanë të maturuar. Tregu quhet i maturuar kur shkalla e informalitetit duhet të jetë ndër më të ulëtat në raport me industritë apo sektorët e tjerë”, u shpreh Vathi.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.