Doda: Partia Mundësia e hapur të shqyrtojë një kandidat për kryetar bashkie që vjen nga protesta
E ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda, deklaroi se kjo forcë politike po përgatitet për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, me synimin për të pasur këshilltarë bashkiakë në çdo bashki të Shqipërisë.
Sa u përket kandidatëve për kryetarë bashkish, Doda tha se partia është ende në diskutime, por nuk përjashtoi mundësinë që të shqyrtojë dhe vlerësojë edhe një kandidat që mund të dalë nga protesta duke vlerësuar se këtë vit axhenda politike ndikohet edhe nga studentët dhe protesta.
“Normalisht, po përgatitemi për zgjedhjet lokale. Po përgatitemi për këshillat bashkiakë. Synimi ynë është të kemi këshilltarë bashkiakë për çdo bashki të Shqipërisë. Nga ana tjetër, jemi në diskutime sa i përket kryetarëve të bashkive. Është një vendim shumë i gjerë, që i përket çdo anëtari të Partisë Mundësia, por ka edhe dy faktorë këtë vit, studentët dhe protesta. Duke qenë se jemi në këtë situatë të re, axhendën tonë politike e dikton edhe kjo. Kandidati mund të dalë edhe nga protesta dhe ne jemi të hapur për ta shqyrtuar dhe vlerësuar. Kështu që jemi në pritje. Protesta është tani kryesorja dhe besoj edhe rezultati që do të dalë nga ajo”, tha ajo.
Pse studentët nuk po krijojnë një lëvizje politike? Përgjigjet aktivistja Paola Pesjaka
Redi Muçi: Arlind Qori kandidat i “Lëvizjes Bashkë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 majit 2027
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv
- 20:56 Pse studentët nuk po krijojnë një lëvizje politike? Përgjigjet aktivistja Paola Pesjaka
- 20:46 Redi Muçi: Arlind Qori kandidat i “Lëvizjes Bashkë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 majit 2027
- 19:27 Vjeshta e Kolonjës frymëzon 45 piktorë nga trevat shqiptare, rikthehet “Kolonia e Piktorëve”
- 19:10 “Korça Open Air”, 55 pilotë sfidojnë njëri-tjetrin në kampionatin e fluturimeve në Lumalas (VIDEO)
- 19:02 Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro
- 18:36 Katër mijë arrestime në Britani që prej ndalimit të grupit “Palestine Action”, protestat përplasin policinë me demonstruesit