Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe është intubuar në Spitalin e Traumës, ku po trajtohet në repartin e reanimacionit.
Sipas burimeve të Vox News, Vishaj ka pësuar një incident të rëndë dy ditë më parë, kur është rrëzuar nga shkallët. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditës së sotme, duke bërë të nevojshme intubimin.
Avokati po merr trajtim në reanimacion, ndërsa gjendja e tij raportohet kritike.
Vetëm pak muaj më parë, Vishaj kishte bërë të ditur se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, e cila, siç ishte shprehur vetë, për pak i kishte marrë jetën. Tashmë ai po përballet me një tjetër situatë të rëndë shëndetësore.

