Gjilani në “frymën e fundit” merr një pikë me Dukagjinin

Gjilani me mund ka marrë një pikë në udhëtim te Dukagjini, në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.
Sfida ishte mjaft e baraspeshuar me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1-1.
Dukagjini e nisi shumë më mirë për të marrë epërsinë falë Iljasa Zlufiu, që u asistua nga Isufi (29’).
Pastaj, Gjilani nisi të sulmojë për të krijuar disa raste shënimi mirëpo që iu mungoi finalizimi.
Skuadra nga Klina njëkohësisht tentoi të përfitonte nga kundërsulmet, por edhe ato të pasuksesshme.
Krejt në fund, Gjilani fitoi penallti, nga e cila i pagabueshëm rezultoi të jetë kapiteni Armend Thaqi (90+3’).
Kësisoj, Gjilani qëndron në pozitën e katërt me 19 pikë ndërsa Dukagjini dy vende më poshtë me 18 sosh./Telegrafi/
Standings provided by Sofascore
Nga
Telegrafi
4 orë më parë
Top Lajme
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































