Dukagjini i Klinës ishte duke udhëhequr 1:0 ndaj Gjilanit deri në momentet e fundit, por një penallti e akorduar në minutën e 93-të e ekzekutuar nga Armend Thaqi ia siguroi një pikë skuadrës së Gjilanit.
Gjilani barazoi 1:1 me Dukagjinin të dielën mbrëma në ndeshjen që i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës.
Dukagjini në epërsi pas pjesës së parë
Dukagjini e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Gjilanit.
Iljasa Zulfiu i kaloi klinasit në epërsi me golin e minutës së 29-të.
Kjo është ndeshja e fundit e xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar.
Dukagjini në epërsi ndaj Gjilanit, shënon Zulfiu
Dukagjini i Klinës ka kaluar në epërsi ndaj Gjilanit në ndeshjen e fundit të xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar.
Zulfiu i kaloi klinasit në epërsi me golin e minutës së 29-të.