Sot mblidhet komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

Sot e hënë, në Kuvendin e Kosovës do të mbajnë mbledhje pesë komisione parlamentare.

Në orën 11:30 do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Në këtë mbledhje parashihet konstituimi i komisionit dhe hartimi i planit të veprimit.

Ndërsa, komisioni për Integrim Evropian do të takohet në orën 09:00 me kryenegociatorin e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatorin kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj.

Në të njëjtën orë, Komisioni për Arsim dhe Shkencë do të organizojë një tryezë diskutimi lidhur me sfidat dhe prioritetet në arsimin parauniversitar në Kosovë.

Në orën 13:00 do të mbahet mbledhja e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, ku do të shqyrtohet lista e kandidatëve të propozuar.

Ndërsa, në orën 14:30, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika