Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

2 Nëntor 2026 | 07:15

Një avion privat i tipit Learjet 60 është rrëzuar të dielën në një zonë të banuar në Florida të SHBA-së, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave që ndodheshin në bord. Lajmi u bë i ditur nga sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy.

Aksidenti ndodhi pranë zonës së Cresthaven, në Qarkun Palm Beach, rreth orës 12:50 sipas orës lokale, afërsisht 14 kilometra larg Mar-a-Lago, rezidencës së Presidentit Donald Trump.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një krater të madh në mes të një rruge banimi, ndërsa mbeturinat e avionit, copa betoni dhe gjurmë zjarri ishin shpërndarë në zonën përreth.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), avioni ishte nisur nga Austin, Teksas, dhe kishte si destinacion Bahamas.

Raportimet e mediave amerikane dhe të dhënat e gjurmimit të fluturimit tregojnë se avioni kishte nisur një zbritje jashtëzakonisht të shpejtë pak para përplasjes. Sipas CBS News, në komunikimin me kullën e kontrollit, piloti raportoi fillimisht një zbritje prej 10 mijë metrash në minutë, përpara se të shpallte gjendje emergjence.

“Do të rrëzohemi… Na mbaroi koha”, dëgjohet të ketë thënë piloti në komunikimin e fundit me kullën e kontrollit.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, e përshkroi ngjarjen si një aksident tronditës, duke iu referuar edhe pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, të cilat tregojnë avionin duke u përplasur pothuajse vertikalisht në tokë dhe duke shpërthyer në flakë.

Ndërkohë, DeSantis bëri të ditur se, sipas informacioneve paraprake, nuk kishte raportime për persona të vrarë apo të plagosur në tokë.

Sekretari i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi aksidentin si një tragjedi të rëndë dhe njoftoi se FAA po dërgonte një ekip specialistësh në vendngjarje për të ndihmuar në hetimet e drejtuara nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB).

Ndërkohë, Shërbimi i Shpëtimit nga Zjarri i Qarkut Palm Beach ka shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të numrit të madh të viktimave.

Shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur një person i panjohur i vodhi automjetin luksoz Bugatti Chiron,...
19:02 | 01/11/2026

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Mediat shtetërore ruse publikuan një deklaratë nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) të dielën duke njoftuar se një i mitur ishte ndaluar në lidhje me...
17:56 | 01/11/2026

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Një zhvillim i paprecednetë po ndodh në vendin më të fortë ushtarakisht të Europës Lindore, Poloni. Debati mbi Gjykatën Kushtetuese ka ashpërsuar më tej vijat...
15:19 | 01/11/2026