Donald Trump foli sërish për çështjen e Iranit nga një takim elektoral në Ajoua. Ai tha se SHBA mund tu duhet të sulmojnë sërish Teheranin por pa shpjeguar më shumë.
Ai konfirmoi se ka biseduar gjatë fundjavës me kreun e qeverisë izraelite Netanyahu dhe se temë kryesore ka qenë pikësirh lufta në Iran.
Lufta ka mbetur pezull sipas Presidentit amerikan për shkak se siç tha ka dëshiruar të shpëtojë sa më shumë jetë të të mundej.
Ai nuk dha hollësi të tjera nga telefonata me Netanyahun por faqja amerikane Axios, duke cituar burime amerikane dhe izraelite, raportoi se Netanyahu i ka kërkuar Trumpit t’i nisë sulmet kundër Iranit menjëherë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor.
Sipas të njëjtit burim, Trump ka më shumë prirje t’u japë kohë negociatave që janë në zhvillim, për të parë nëse ato do të sjellin rezultate.
Në prag të fundjavës, një ekip negociator nga Katari udhëtoi drejt Teheranit në përpjekje për të ringjallur negociatat dhe për të diskutuar një propozim të fundit të amerikanëve që i është dërguar tashmë Iranit.
Ky i fundit mbetet I palëvizur nga plani i tij 7 ditor që synon ti japë fund luftës ndërsa amerikanët kërkojnë trajtim me prioritet të çështjes së programit bërthamor iranian.



Komente
Komento