Moti sot do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të nisin nga mesdita në jug të vendit dhe më pas të përhapen në të gjithë territorin.
Në jug dhe pjesërisht në zonën qendrore, shiu do të shoqërohet me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.
Gjithashtu, në mëngjes dhe gjatë reshjeve do të ketë mjegull, ndërsa era do të fryjë me intensitet deri në 19 m/s në bregdet dhe zonat luginore.
Në det, valëzimi do të arrijë 3-5 ballë.










