Liverpooli vendos rekordin e padëshiruar në humbjen nga Arsenali

Liverpool po kalon nëpër një krizë të pazakontë në sulm në Anfield, duke regjistruar një statistikë negative që nuk ishte parë prej më shumë se një shekulli në histori të kampionatit anglez.
Skuadra e drejtuar nga Arne Slot ka shënuar vetëm katër gola në pesë ndeshjet e para të zhvilluara këtë sezon në shtëpi në Ligën Premier.
Kjo shifër e barazon rekordin më të dobët të klubit në këtë fazë të sezonit në elitën e futbollit anglez, pasi Liverpooli kishte shënuar po aq gola edhe në sezonet 1913/14 dhe 2012/13.

Humbja e fundit erdhi të dielën ndaj Arsenalit, i cili triumfoi me rezultat minimal 1-0 në Anfield, duke e thelluar edhe më shumë krizën e të kuqve në fazën ofensive.
Anfield, që tradicionalisht ka qenë një prej stadiumeve më të vështira për kundërshtarët, nuk po paraqitet më si një fortesë për Liverpoolin.
Tashmë, skuadra e Slotit duhet të gjejë sa më shpejt zgjidhje në sulm, nëse dëshiron ta rikthejë fuqinë e saj në shtëpi dhe të mos lejojë që sezoni të marrë një drejtim edhe më zhgënjyes./Telegrafi/














































