Liverpooli po përballet me vështirësi të pazakonta në sulm në Anfield, ku ka regjistruar një nga shifrat më të dobëta të golave në historinë e tij në elitën e futbollit anglez.
Në pesë ndeshjet e para në shtëpi këtë sezon në Ligën Premier, skuadra e Arne Slotit ka realizuar vetëm katër gola. Po kaq kishte shënuar në këtë pikë edhe në sezonet 1913/14 dhe 2012/13, që përbëjnë rekordin më të dobët të klubit.
Të lidhura
None found
Vështirësitë në fazën ofensive u vunë sërish në dukje të dielën, kur Arsenali fitoi 1-0 në Anfield. Stadiumi, tradicionalisht një nga më të vështirët për ekipet kundërshtare, nuk po i shërben më Liverpoolit si fortesë.
Skuadrës së Slotit i duhet të gjejë shpejt zgjidhje në sulm për të rifituar forcën në shtëpi dhe për të shmangur një ecuri edhe më zhgënjyese të sezonit.








