Ditën e hënë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës.
Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në zonën e jugut e gradualisht të shtrihen në pjesën tjetër të territorit. Në zonën e jugut e pjesërisht në qendër reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.












