Boga zbulon çfarë bisedoi me Zhegrovën para përballjes me Napolin

Edon Zhegrova pati rol të rëndësishëm në fitoren 2-0 të Juventusit ndaj Napolit. Futbollisti kosovar hyri në fushë si zëvendësues dhe ndikimi i tij në lojën e bardhezinjve u ndie menjëherë.

Reprezentuesi i Kosovës u aktivizua në minutën e 59-të. Vetëm 11 minuta më pas, ai kaloi mbrojtësin Amir Rrahmani dhe pasoi për Alajbegoviçin, i cili shënoi golin e parë me një goditje të fuqishme nga distanca.

Të lidhura

None found

Zhegrova vijoi të krijonte vështirësi për mbrojtjen kundërshtare edhe pas asistimit, duke hapur hapësira dhe duke marrë përsipër veprime në sulm.

Pas takimit, bashkëlojtari i tij Jeremie Boga tregoi se para ndeshjes kishte biseduar me Zhegrovën për goditjet nga distanca. Sipas tij, të dy i kishin kërkuar Alajbegoviçit ta përdorte më shpesh këtë cilësi.

“Alajbegoviç është një lojtar shumë i fortë. Sot para ndeshjes me Zhegrovën folëm dhe i thamë të gjuante më shumë, e kishim këtë në mendje. Ai e ka këtë gjuajtje, duhet ta gjuajë më shumë, duhet ta bëjë me bindjen që kishte sot”, deklaroi Boga.

Pasi Zhegrova ndihmoi në zhbllokimin e rezultatit, Boga shënoi në minutën e 87-të dhe vulosi fitoren e Juventusit ndaj një prej rivalëve më të fortë në Serie A.


Shtuar më 2.11.2026 08:26

Quantcast