Java e 10-të mbyllet sot me Vora–Dinamo dhe Teuta–Partizani

Dy takimet e mbetura të javës së 10-të të fazës së dytë në “Abissnet Superiore” zhvillohen sot. Në orën 13:30, Vora pret Dinamon në stadiumin e saj.

Vora vjen pas fitores ndaj Vllaznisë. Nëse fiton edhe sot, ajo ngjitet në vendin e pestë, me pikë të barabarta me Elbasanin. Dinamo, që do të jetë pa Ilir Dajën në stol, synon të lërë pas barazimin zhgënjyes me Tiranën. Vetëm tri pikët do ta rikthenin në garë si pretendente për titull.

Të lidhura

None found

Në orën 18:30, në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta përballet me Partizanin. Durrsakët kërkojnë t’i rikthehen fitores pas humbjes në përballjen direkte me Egnatian, e cila aktualisht kryeson renditjen. Partizani, nga ana tjetër, synon të reagojë teksa ndodhet në vendin e fundit të tabelës me vetëm 4 pikë.


Shtuar më 2.11.2026 08:44

Quantcast