Kryeministri i Belgjikës drejt dorëheqjes, dështojnë negociatat për buxhetin e vendit

2 Nëntor 2026 | 08:50

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, pritet t’i paraqesë dorëheqjen e qeverisë së tij Mbretit Philippe këtë të hënë, pas dështimit të negociatave për arritjen e një marrëveshjeje mbi buxhetin e vendit.

Sipas transmetuesit publik VRT, De Wever do të pritet nga Mbreti në orën 09:30, pas bisedimeve të zhvilluara gjatë natës me kabinetin qeveritar, të cilat nuk arritën të prodhonin një kompromis.

Kriza lidhet me situatën e vështirë financiare të Belgjikës, e cila duhet të realizojë kursime prej 10 miliardë eurosh për të respektuar kufijtë e shpenzimeve të përcaktuar nga Bashkimi Evropian.

Deficiti buxhetor i vendit arriti në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto vitin e kaluar, ndërkohë që rregullat evropiane parashikojnë një kufi maksimal prej 3%.

Edhe borxhi publik përbën një shqetësim të madh për financat belge. Ai ka kaluar 735 miliardë euro, duke tejkaluar 110% të PBB-së, ndërsa kufiri i përcaktuar nga rregullat e BE-së është 60%.

Dështimi për të arritur një marrëveshje buxhetore ka ndikuar edhe në tregjet financiare, ku normat e interesit për obligacionet qeveritare janë rritur. Si pasojë, Belgjika përballet me kosto më të larta për shërbimin e borxhit publik.

Tashmë vendimi përfundimtar i takon Mbretit Philippe, i cili mund ta pranojë dorëheqjen e kryeministrit, ta refuzojë atë ose të marrë kohë për ta shqyrtuar.

Në rast se dorëheqja pranohet, Belgjika mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, në një moment kur vendi përballet me sfida të rëndësishme ekonomike dhe politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur një person i panjohur i vodhi automjetin luksoz Bugatti Chiron,...
19:02 | 01/11/2026

Katër mijë arrestime në Britani që prej ndalimit të grupit “Palestine Action”, protestat përplasin policinë me demonstruesit

Numri i arrestimeve në Britaninë e Madhe në lidhje me grupin “Palestine Action” ka kaluar shifrën katër mijë, pas ndalimit të organizatës në korrik 2025....
18:36 | 01/11/2026

Protestat në Gjermani jashtë kontrollit, plaçkiten dyqanet dhe sulmohet policia

Protestat kundër rritjes së kostos së jetesës në Gjermani kanë përfunduar me incidente të dhunshme, pasi grupe protestuesish plaçkitën dyqane dhe u përplasën me policinë...
17:50 | 01/11/2026