Komisioni i posaçëm hetimor i Kuvendit të Kosovës mblidhet sot në orën 11:30 për herë të parë, për të shqyrtuar rrethanat e vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Komisioni, i drejtuar nga Burim Ramadani, së bashku me përfaqësues të të gjitha partive politike, do të hetojë rrethanat para vrasjes, si dhe veprimet apo mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.
Arlinda kishte raportuar vazhdimisht dhunë dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet. Për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj, i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan.













