Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Konflikti në Lindjen e Mesme, Trump paralajmëron sërish Iranin: Marrëveshje ose do t’ju eliminojmë

    Përfundon armëpushimi/ Sulme kibernetike ndaj Rusisë dhe Ukrainës, goditen aplikacionet e alarmit ajror

    Rama fton sërish protestuesit për dialog pavarësisht refuzimeve, ‘sofra e gurtë’ qëndron para Kryeministrisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Përfundon armëpushimi/ Sulme kibernetike ndaj Rusisë dhe Ukrainës, goditen aplikacionet e alarmit ajror
    Botë

    Përfundon armëpushimi/ Sulme kibernetike ndaj Rusisë dhe Ukrainës, goditen aplikacionet e alarmit ajror

    November 2, 2026
    Përfundon armëpushimi/ Sulme kibernetike ndaj Rusisë dhe Ukrainës, goditen aplikacionet e alarmit ajror

    Sulmet informatike kanë goditur gjatë natës aplikacionet e paralajmërimit për sulme ajrore në Ukrainë dhe Rusi, në një kohë kur ka përfunduar armëpushimi i përkohshëm mes dy vendeve.

    Fillimisht ishte Forca Ajrore e Ukrainës ajo që njoftoi për sulmin ndaj aplikacionit “Air Alert”, përmes një mesazhi të publikuar në “Telegram”.

    “Me shumë gjasë, aplikacioni Air Alert është komprometuar nga armiku. Nuk ka asnjë kërcënim radioaktiv. Ruani qetësinë dhe ndiqni përditësimet në kanalin tonë”, thuhej në njoftim.

    Më pas, sulmi u konfirmua edhe nga ekipi teknik i aplikacionit, i cili bëri të ditur se persona të paautorizuar kishin ndërhyrë në funksionimin e tij. Për arsye sigurie, ekipi vendosi të çaktivizojë përkohësisht njoftimet push dhe të pezullojë shërbimin.

    Sipas përgjegjësve të aplikacionit, nuk ka rrezik për të dhënat personale të përdoruesve, pasi platforma nuk ruan informacione të tilla. Qytetarëve iu bëri thirrje të mos hapin në asnjë rrethanë lidhjet që mund të përmbajnë njoftime të dyshimta.

    Ndërkohë, edhe Moska raportoi një sulm të konsiderueshëm kibernetik ndaj aplikacionit celular të Ministrisë ruse për Situatat e Emergjencave. Lajmi u bë i ditur nga agjencia ruse RIA Novosti. Sipas autoriteteve ruse, pas incidentit qytetarët nisën të merrnin email-e me informacione të rreme.

    Sulmet kibernetike ndodhën në një moment delikat, pasi më 1 nëntor përfundoi armëpushimi i përkohshëm në rajonin e Khersonit, në lindje të Ukrainës. Sipas Kievit, Rusia kishte refuzuar propozimin për zgjatjen e marrëveshjes së përkohshme.

    Deri më tani, Moska nuk ka bërë të ditur se kush qëndron pas sulmit ndaj aplikacionit të saj. Nga ana tjetër, qendra ukrainase për komunikimin strategjik SPRAVDI ia ka atribuuar Rusisë përgjegjësinë për sulmin kibernetik ndaj aplikacionit ukrainas.

    Pezullimi i luftimeve, i ndërmjetësuar nga Zonja e Parë amerikane Melania Trump, kishte nisur më 27 tetor dhe kishte mundësuar zhvillimin e një misioni humanitar në qytetin Oleshky, nën kontrollin rus.

    “Armëpushimi, i cili ishte në fuqi nga 27 tetori deri më 1 nëntor, ka përfunduar”, deklaroi Dmytro Lubinets, komisioneri për të drejtat e njeriut në Parlamentin ukrainas. Ai e cilësoi këtë pauzë si një hap të rëndësishëm në përpjekjet e përbashkëta humanitare mes dy vendeve.

    Ndërkohë, gjatë këtij muaji pritet të rifillojnë bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, pasi negociatat kishin mbetur praktikisht të ngrira.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Kievi mund të ndalojë sulmet ndaj rafinerive të naftës ruse, siç ka kërkuar presidenti amerikan Donald Trump, nëse Uashingtoni furnizon Ukrainën me raketa të fuqishme interceptuese Patriot.

    Zhvillimet e fundit tregojnë se, edhe në periudha të shkurtra armëpushimi, përplasja mes dy vendeve vijon të shtrihet përtej frontit ushtarak, duke përfshirë edhe hapësirën kibernetike.

    alarmet ajrore aplikacionet e alarmit ajror armëpushimi konflikti Rusi-Ukrainë Lufta Digjitale Lufta në Ukrainë lufta Rusi-Ukrainë mbrojtja kibernetike Rusia siguria kibernetike Sulme kibernetike sulme ndaj sistemeve elektronike sulmet kibernetike në Rusi tensionet ushtarake Ukraina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Konflikti në Lindjen e Mesme, Trump paralajmëron sërish Iranin: Marrëveshje ose do t’ju eliminojmë

    November 2, 2026

    Përfundon armëpushimi/ Sulme kibernetike ndaj Rusisë dhe Ukrainës, goditen aplikacionet e alarmit ajror

    November 2, 2026

    Rama fton sërish protestuesit për dialog pavarësisht refuzimeve, ‘sofra e gurtë’ qëndron para Kryeministrisë

    November 2, 2026

    Mbi 325 të arrestuar në Britani gjatë protestave në mbështetje të “Palestine Action”

    November 1, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.