Një person është larguar nga strehimorja dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 08:00, në Ferizaj.


Tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është iniciuar shënimi zyrtar dhe rasti mbetet nën hetime.

“Ferizaj / 01.11.2026 – 08:00. Është raportuar se një person është larguar nga strehimorja. Në konsultim me prokurorin është iniciuar shënimi zyrtar dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/