Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kritikuar ashpër mënyrën se si është zbatuar ligji për investimet strategjike në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një mekanizëm favorizimi për persona të afërt me pushtetin.
I ftuar në Syri TV, Korreshi deklaroi se në Shqipëri edhe vilat private trajtohen si investime strategjike, ndërsa akuzoi se ligji është përdorur për të favorizuar njerëz pranë qeverisë, përmes lehtësirave fiskale dhe mbështetjes infrastrukturore nga shteti.
Sipas tij, investitorët strategjikë përfitonin detyrime tatimore të reduktuara, si dhe lehtësi për sigurimin e infrastrukturës, përfshirë rrugët, kanalizimet, furnizimin me ujë dhe aksesin në plazhe. Ai solli në vëmendje edhe rastet e Belinda Ballukut dhe Olta Xhaçkës, duke ngritur pikëpyetje mbi përfituesit e këtyre investimeve.
Korreshi u ndal edhe te projekti i Portit të Durrësit, të cilin e cilësoi si investimin më të dështuar. Sipas tij, zhvendosja e portit drejt Porto Romanos do t’i kushtojë shtetit rreth 500 milionë euro, ndërsa do të dëmtojë një nga asetet më të rëndësishme ekonomike të vendit.
“Të thuash që investitorët strategjikë janë vilat private vetëm në Shqipëri ndodh. Të shesësh vila si të Belinda Ballukut, për të kamufluar e fshehur kutitë e lekëve këto po janë invetsime. Ligji ishte qokë për lehtësirat që të ofronte shteti. Ai të sjell rrugët, kanalizimet, ujin etj, në përfitim të investimeit.
Detyrimet tatimore ishin shumë më të redeuktuara për investitorët strategjike. I garantohej edhe deti, plazhi, etj. Kemi ratsin e Xhaçkës. Rrezikohen tokat, s’di të ketë hyrë privat hallexhi apo të zonës të kenë bërë invetsim. Qokë për ata afër pushtetit, që të mbahen afër tij, asgjë më shumë.
Rasti i Portit të Durrësit është më i dështuari. Investim që janë hedh miliona euro për të arritur në atë gjendje dhe sot me një të rënë të lapsit kanë bërë investim të me offshore. Janë 500 mln euro që do harxhohen nga shteti për të zhvendosur portin, një dëm i jashtëzakonshëm. Do zhytet e do ikë porti më i rëndësishëm i vendit.
Një nga investimet strategjikë që dëmton portin, duke e çuar në Porto Romano ndryshojnë balancat. Janë miliona euro për një kompani. Sa të hapim gropën e parë e vijnë dhe blejë e ne do vazhdojmë. Në vendet e tjera ndodh e kundërta. S’të lënë të punosh po s’pate lekët. Është absurditeti më i madh. Ligji s’ka fuqi prapavepruese, duhet të kishte kosto ekonomike strafosferike. Po bëjnë kontrata për të shkuar në arbitrazh, ato kanë sensibilitet të madh për këto invetsime që lozin me këto kopmaninë offshore për tekat e qeverisë”,- u shpreh Korreshi.













