Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Illinois, një i vdekur dhe një i plagosur
Një person ka humbur jetën dhe të paktën një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e së dielës pranë fushës së futbollit të shkollës së mesme “Madison”, në shtetin amerikan të Illinois.
Ngjarja ka shkaktuar alarm të madh, ndërsa autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i krimit dhe vijojnë të jenë në arrati. Në zonë janë angazhuar forca të shumta policore, të cilat po zhvillojnë kontrolle për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Sipas raportimeve, shërbimet e emergjencës u njoftuan për të shtëna me armë zjarri në kompleksin shkollor. Regjistrimet audio nga qendra e dispeçerisë bëjnë të ditur se dy persona u gjetën të plagosur në terren. Njëri prej tyre kishte marrë plagë të rënda në fytyrë dhe kishte humbur shumë gjak.
Ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë për t’u dhënë ndihmën e parë viktimave, por pavarësisht përpjekjeve, njëri prej tyre nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Pas incidentit, një numër i madh efektivësh policie mbërritën në vendngjarje, duke rrethuar zonën pranë fushës së futbollit dhe duke siguruar perimetrin për mbledhjen e provave. Në operacion janë përfshirë disa departamente policore, përfshirë edhe Zyra e Sherifit të Qarkut Madison.
Ndërkohë, autoritetet po vijojnë kërkimet për personat e dyshuar, të cilët dyshohet se janë larguar në këmbë menjëherë pas të shtënave.
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne
Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit
FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance
- 09:04 Arsenal mposht Liverpoolin në Anfield për herë të parë pas 14 vjetësh
- 08:50 Kryeministri i Belgjikës drejt dorëheqjes, dështojnë negociatat për buxhetin e vendit
- 08:39 Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne
- 08:32 Këmbimi valutor 2 nëntor/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:29 Dita e 21 e protestës së studentëve, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog
- 08:10 Komisioni hetimor parlamentar mblidhet sot për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë