(E plotësuar) Mbreti i Belgjikës po shqyrton dorëheqjen e kryeministrit Bart De Wever, pasi bisedimet për buxhetin dështuan, njofton pallati mbretëror.

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, ishte të hënën në mëngjes në pallatin mbretëror për t'i paraqitur Mbretit Filip dorëheqjen e qeverisë së tij, pas dështimit të bisedimeve për buxhetin që u zhvilluan gjatë natës.


Kjo vjen pasi negociatat me kabinetin e tij kryesor, të zhvilluara gjatë natës lidhur me buxhetin, nuk arritën në një marrëveshje.

De Wever u largua nga pallati pas një takimi rreth një orë e gjysmë me Mbretin Filip, pa dhënë deklarata për shtypin.

Pas takimit, Mbreti njoftoi se "po e shqyrton vendimin dhe, duke filluar nga nesër, do të konsultohet me kryetarët e partive të ndryshme të koalicionit".

Ai shtoi se i vjen keq që nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe se vendi nuk mund të përballojë një krizë të zgjatur politike.

Ai u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira "të vënë në plan të parë interesin e përgjithshëm dhe gatishmërinë për kompromis".

De Wever pritet të takohet sërish me Mbretin të premten. /Telegrafi/

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, do t'ia paraqesë dorëheqjen mbretit, pasi bisedimet për buxhetin gjatë natës dështuan


Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, do t'i ofrojë dorëheqjen e qeverisë së tij Mbretit Philippe më vonë të hënën, pas dështimit të bisedimeve për buxhetin gjatë natës, raportojnë mediat lokale.

Në orën 9:30 CET, De Wever do të ketë një takim me Mbretin, tha transmetuesi publik VRT, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kjo vjen pasi negociatat gjatë natës me kabinetin e tij mbi buxhetin dështuan të arrinin një marrëveshje.

Qeveria duhet të kursejë 10 miliardë euro për të qëndruar brenda kufijve të shpenzimeve të BE-së.

Deficiti buxhetor arriti në 5% vitin e kaluar, ndërsa një deficit prej maksimumi 3% lejohet sipas rregullave evropiane.

Borxhi kombëtar belg arrin në mbi 735 miliardë euro, më shumë se 110% e PBB të Belgjikës, ndërsa 60% lejohet.

Për shkak të dështimit për të arritur një marrëveshje, normat e interesit për obligacionet qeveritare janë rritur dhe Belgjika duhet të paguajë më shumë për të përmbushur detyrimet e saj të borxhit.

Nëse Mbreti pranon dorëheqjen e tij, do të thirren zgjedhje të reja. Mbreti gjithashtu mund ta refuzojë ose “ta mbajë në konsideratë” dorëheqjen. /Telegrafi/