‘Vilat private si të Ballukut s’janë investime strategjike’, Korreshi: Ligji, qokë për ata afër pushtetit

09:01, 02/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD, Saimir Korreshi e cilëson absurd faktin që duhet të konsiderohen vilat investime strategjike, teksa risolli në vëmendje pronat e ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku në jug të vendit.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’, Korreshi tha se ligji ‘Për investimet strategjike’, është një ligj që iu shërben interesave të atyre njerëzve që kanë lidhje të ngushta me pushtetin.

Sipas tij, përpos marrjes së tokës, investitorëve u garantohej falas edhe deti, plazhi etj, gjë që sipas tij rrezikon edhe pronarët e vërtetë të cilëve kurrësesi nuk u jepet një status i tillë.

Po ashtu Korreshi foli edhe për investimin në Portin e Durrësit dhe zhvendosjen e tij, gjë që siç theksoi deputeti demokrat do të ketë pasoja jo vetëm për qytetin bregdetar por edhe për vetë Shqipërinë.

Ai tha se në rast të anulimit të ligjit, shteti do të rrezikonte miliona euro dëm në buxhet për shkak të ksotove tejet të larta nga kontratat në arbitrazh.

Të thuash që investitorët strategjikë janë vilat private vetëm në Shqipëri ndodh. Të shesësh vila si të Belinda Ballukut, për të kamufluar e fshehur kutitë e lekëve këto po janë invetsime. Ligji ishte qokë për lehtësirat që të ofronte shteti. Ai të sjell rrugët, kanalizimet, ujin etj, në përfitim të investimeit.

Detyrimet tatimore ishin shumë më të redeuktuara për investitorët strategjike. I garantohej edhe deti, plazhi, etj. Kemi ratsin e Xhaçkës. Rrezikohen tokat, s’di të ketë hyrë privat hallexhi apo të zonës të kenë bërë invetsim. Qokë për ata afër pushtetit, që të mbahen afër tij, asgjë më shumë.

Rasti i Portit të Durrësit është më i dështuari. Investim që janë hedh miliona euro për të arritur në atë gjendje dhe sot me një të rënë të lapsit kanë bërë investim të me offshore. Janë 500 mln euro që do harxhohen nga shteti për të zhvendosur portin, një dëm i jashtëzakonshëm. Do zhytet e do ikë porti më i rëndësishëm i vendit.

Një nga investimet strategjikë që dëmton portin, duke e çuar në Porto Romano ndryshojnë balancat. Janë miliona euro për një kompani. Sa të hapim gropën e parë e vijnë dhe blejë e ne do vazhdojmë. Në vendet e tjera ndodh e kundërta. S’të lënë të punosh po s’pate lekët. Është absurditeti më i madh. Ligji s’ka fuqi prapavepruese, duhet të kishte kosto ekonomike strafosferike. Po bëjnë kontrata për të shkuar në arbitrazh, ato kanë sensibilitet të madh për këto invetsime që lozin me këto kopmaninë offshore për tekat e qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco