Ambientalisti Lavdosh Ferruni është i mendimit se ligji ‘Për investimet strategjike’ duhet të anulohet, për shkak se ka sjellë një situatë katastrofike për ekosistemin në vendin tonë.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Ferruni thotë se qeveria shqiptare përmes këtij ligji është në një linjë ta gabuar, pasi vendi nuk mund të rikuperohet më, qoftë dhe në ambiciet që kanë shqiptarët për të qenë në BE.
Sipas Ferrunit, duhet një pezillim total i vendimeve që janë dhënë në vijimësi të këtij ligji, ndërsa shton se ndërtimet e panevojshme kanë prekur ekosistemet në atë që është aseti më i madh i Shqipërisë, ruajtja e natyrës.
Retushimi i investimeve srategjike, është provuar nga publiku që është një dështim dhe po vijojmë me këtë model të gabuar që po e çon Shqipërinë në një situatë ku për t’u rikuperuar në ambiciet që kanë shqiptarët për të qenë evropianë.
Jemi në linjë të gabuar, ajo që duhet bërë është të anulohen këtoi ligje. Duhet një pezullim total i anulimit të vendimeve në vijim të këtij ligji, ku është një situatë katastrofike, jo vetëm të ndërtimeve të panevojshme, por edhe ekonomike, ka një dëm të ekosistemeve, që me ligjin e ri nuk shesh një element që ka të bëjë me zhvillimin strategjik të vendit, siç është ruajtja e natyrës.
Është aseti më i madh i Shqipërisë, duhet të jetë në radhë të parë natyra. Vlerësohet edhe nga ndërkombëtarët por jo nga investitorët, edhe investitorët e huaj janë agresivë dhe nuk e mbrojnë natyrën. Jemi në një mungese konsensusi me shumë element të tjera. Është ligj nominal.
Edhe TEC-i në Roskovec është humbje territorialiteti, Balla e konsideroi investim strategjik. Është paradoks i madh. Ligji e ndalon, ai për mbrojtjen bujqësore dhe ai e zë me një vepër të tillë që është kundër ligjit.
© SYRI.net