Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

    SHBA/ Strategjia e Trump nëse humbet zgjedhjet e mesmandatit: Do përdor veto-n presidenciale

    Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi i Kosovës nis hetimin për përgjegjësitë institucionale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët
    Ekonomi

    Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

    November 2, 2026
    Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

    Bizneset nuk do të mund të shmangin tatimin mbi dividendin duke ua kaluar fitimet ortakëve apo aksionarëve në formën e huave, paradhënieve apo financimeve të tjera që nuk përfaqësojnë transaksione reale.

    Paketa e re fiskale për vitin 2027, që parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, përfshin edhe ndryshime ligjore për të parandaluar shpërndarjen e tërthortë të fitimit pa paguar tatimin përkatës.

    Tashmë që qeveria propozon rikthimin e normës prej 15%, po merr edhe masa për të kufizuar mundësitë e shmangies së tatimit, përmes kalimit të fitimeve te ortakët apo aksionarët në forma të tjera financimi.

    Sipas relacionit, ky ndryshim synon të kufizojë mundësitë për shmangien e tatimit mbi dividendin si rezultat i rritjes së normës tatimore, duke garantuar trajtimin e shpërndarjeve të fitimit sipas përmbajtjes së tyre ekonomike, pavarësisht formës juridike të përdorur.

    Ligji aktual përfshin në përkufizimin e dividendit të ardhurat nga aksionet dhe kuotat, shpërndarjen e fitimeve, si dhe rastet kur fitimet e pashpërndara, pasi janë kapitalizuar, u kalohen ortakëve përmes zvogëlimit të kapitalit.

    Me ndryshimin e propozuar, këtij përkufizimi i shtohen shprehimisht edhe shumat që kompanitë u japin ortakëve apo aksionarëve në formën e huave, paradhënieve ose financimeve të tjera, kur ato nuk përfaqësojnë transaksione financiare reale, por në thelb janë shpërndarje të tërthorta të fitimit.

    Konkretisht, në nenin 3, pika 19, të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që përcakton përkufizimin e dividendit, propozohet të shtohet shkronja “e”, e cila parashikon se si dividend do të konsiderohen edhe “shumat e dhëna nga entiteti në formën e paradhënieve, huave ose formave të tjera të financimit në favor të ortakëve apo të aksionarëve, kur këto shuma nuk përfaqësojnë transaksione financiare reale ose shlyerje të detyrimeve ekzistuese, por, sipas përmbajtjes së tyre ekonomike, përbëjnë shpërndarje të tërthortë të fitimit.”

    Pse qeveria po rikthen tatimin 15%

    Ministria e Financave argumenton se rritja e tatimit mbi dividendin synon unifikimin e tij me tatimin mbi të ardhurat e tjera nga investimet, të cilat aktualisht tatohen me 15%.

    Sipas relacionit, norma më e ulët prej 8% për dividendët mund të krijojë mundësi për arbitrazh tatimor, përmes deklarimit të pagave më të ulëta nga ortakët apo drejtuesit e kompanive dhe tërheqjes së një pjese më të madhe të të ardhurave si dividend.

    Një tjetër argument i Ministrisë së Financave është nxitja e riinvestimit të fitimeve. Sipas relacionit, rritja e tatimit mbi dividendin dekurajon tërheqjen e fitimeve për konsum dhe nxit mbajtjen e tyre në kompani për zgjerimin e aktivitetit, modernizimin teknologjik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

    Fitimet që mbeten në kompani nuk i nënshtrohen tatimit mbi dividendin për sa kohë nuk shpërndahen, ndërsa për fitimet e shpërndara do të zbatohet norma e re prej 15%, nëse projektligji miratohet.

    Ministria e Financave e argumenton ndërhyrjen edhe me nevojën për të parandaluar shmangien e detyrimeve tatimore në kushtet kur norma do të rritet me 7 pikë përqindjeje.

    Buxheti pret 3 miliardë lekë më shumë, por parashikon më pak shpërndarje dividendësh

    Rritja e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15% pritet të sjellë rreth 3.04 miliardë lekë të ardhura shtesë në vit për buxhetin e shtetit, megjithëse potenciali teorik i rritjes së normës është pothuajse dy herë më i lartë.

    Sipas relacionit të projektligjit, bazuar në të dhënat e realizimit dhe parashikimit për vitin 2026, baza e tatueshme vjetore e të ardhurave nga dividendët dhe aksionet arrin në rreth 86.96 miliardë lekë. Mbi këtë bazë, rritja e normës me 7 pikë përqindjeje do të gjeneronte teorikisht 6.09 miliardë lekë të ardhura shtesë.

    Por Ministria e Financave ka përgjysmuar efektin e pritshëm buxhetor, duke marrë në konsideratë ndryshimin e sjelljes së bizneseve pas rritjes së tatimit.

    Në relacion pranohet se norma më e lartë mund t’i nxisë kompanitë të mbajnë dhe të riinvestojnë një pjesë më të madhe të fitimeve, në vend që t’ua shpërndajnë ato ortakëve dhe aksionarëve. Për këtë arsye, efekti pozitiv neto në të ardhurat buxhetore vlerësohet në 3.04 miliardë lekë në vit.

    Çfarë parashikojnë nenet e projektligjit për dividendin

    Neni 1 – Saktësimi i përkufizimit të dividendit

    Pas shkronjës “dh”, të pikës 19, të nenit 3, shtohet shkronja “e”, me këtë përmbajtje:

    “e) shumat e dhëna nga entiteti në formën e paradhënieve, huave ose formave të tjera të financimit në favor të ortakëve apo të aksionarëve, kur këto shuma nuk përfaqësojnë transaksione financiare reale ose shlyerje të detyrimeve ekzistuese, por, sipas përmbajtjes së tyre ekonomike, përbëjnë shpërndarje të tërthortë të fitimit.”

    Neni 2, pika 2 – Tatimi mbi të ardhurat nga investimi

    Normat e veçanta prej 8% për dividendët dhe 15% për të ardhurat e tjera nga investimi unifikohen në një dispozitë:

    “3. Të ardhurat nga investimi tatohen me normën 15%.”

    Neni 5 – Norma e tatimit mbi dividendët

    Në nenin 41, fjalia e dytë ndryshohet, si më poshtë vijon:

    “Norma tatimore për dividendët është 15%, pa zbritur asnjë kosto.”

    Norma e mbajtjes së tatimit në burim – Neni 59

    Norma e mbajtjes së tatimit në burim

    Norma e tatimit të mbajtur në burim mbi të ardhurat dhe pagesat, sipas nenit 58, të këtij ligji, është 15%.”

    Administrata Tatimore Bizneset detyrimet tatimore ekonomia shqiptare financat e biznesit fitimi i biznesit huatë për ortakët legjislacioni tatimor ortakët e kompanive politika fiskale rritja e tatimit shpërndarja e fitimit taksat tatimet tatimi mbi dividendin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

    November 2, 2026

    SHBA/ Strategjia e Trump nëse humbet zgjedhjet e mesmandatit: Do përdor veto-n presidenciale

    November 2, 2026

    Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi i Kosovës nis hetimin për përgjegjësitë institucionale

    November 2, 2026

    Britania pritet të ashpërsojë rregullat e emigracionit, ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja

    November 2, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.