Gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë në Prizren

Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në Prizren, në orët e para të së dielës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Të fundit nga rubrika