E hënë, 2 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“19 shërbime tashmë më të lehta”, Rama publikon videon: Diella u vjen në ndihmë prindërve dhe gjyshërve për përdorimin e e-Albania

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregohet mënyra se si qytetarët, veçanërisht prindërit dhe gjyshërit, mund të përdorin asistenten virtuale Diella për të përfituar shërbimet në platformën e-Albania.

VIDEO

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u bën thirrje qytetarëve që t’i drejtohen Diellës për t’u udhëzuar hap pas hapi, nga gjetja e shërbimit të nevojshëm deri te plotësimi i formularëve elektronikë.

Sipas kryeministrit, tashmë 19 shërbime janë bërë më të lehta për t’u përdorur, ndërsa hyrja në platformën e-Albania mund të realizohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit të këtyre funksioneve.

Reklamë

Në videon e publikuar, Rama demonstron mënyrën e përdorimit të shërbimeve dhe synon të tregojë lehtësimin e procedurave online, veçanërisht për kategoritë që mund të kenë më shumë vështirësi me teknologjinë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.